Gazetari Artan Hoxha, deklaroi gjatë diskutimit në “Kjo Javë” se nuk do të dorëzojë më prova në SPAK për ngjarjen e 21 Janarit, ku dhe ai është i përfshirë në këtë hetim.

Hoxha tha se edhe pse mund të rrezikojë burgun, ai nuk do të tregojë burimin, pasi SPAK nuk po vepron.

“Ku e kam unë skepticizmin tek SPAK? Unë e kam furnizuar SPAK, sa materiale kam dërguar unë, kjo sttregon se nuk besoj. Psh tek 21 janari pse nuk veprojnë. Janë 4 të vrarë në bulevard. Unë s’do tregoj burimin dhe e kam ndarë mendjen. I kam dërguar provat që atë natë dhe deri sot. Cfarë ka aty që nuk veprojnë?”, tha analisti Artan Hoxha

Artan Hoxha: Sot kemi prova, ajo që thotë zoti Ndreca, nëse kapet një individ gjyqtar apo prokuror që i ka rrëshkitur kontrollit të Veting kjo s’do të thotë që kjo duhet të merret apriori dhe të mos flitet. Unë mendoj se ata monitoruesit kanë patur një linjë.

Prokurori Olsi Dado është sulmuar mediatikisht, politikisht, në momentin kur Veliaj është arrestuar. I është bërë ky sulm, s’kam qenë fare dakord me këtë.

Më bënte përshtypje pse sulmohej vetëm ky. Unë mendoj që Veliaj duhet të gjykohej për cështje të tjera shumë më të mëdha, por SPAK nuk e ka kapur dot, punë e tij. Ne flasim për inceneratorë 138 mln euro që nuk ekziston, unë s’jam i kënaqur me atë që bën SPAK. Por unë e kam mbështetur në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Ku e kam unë skepticizmin tek SPAK? Unë e kam furnizuar SPAK, sa materiale kam dërguar unë, kjo sttregon se nuk besoj. Psh tek 21 janari pse nuk veprojnë. Janë 4 të vrarë në boulevard. Unë s’do tregoj burimin dhe e kam ndarë mendjen. I kam dërguar provat që atë natë dhe deri sot. Cfarë ka aty që nuk veprojnë?

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb