“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin dorë nga gjuha e ultimatumeve”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Lavron zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian Abbas Araghchi. Lavrov foli gjithashtu sot me homologun e tij kinez Ëang Yi.
“Pala ruse”, tha Lavrov në një deklaratë për iranianin, sipas TASS, “shprehu shpresën se përpjekjet që po bëhen nga një numër vendesh për të lehtësuar tensionet rreth Iranit do të jenë të suksesshme, në dobi të një normalizimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm të situatës në Lindjen e Mesme, i cili do të lehtësohet nga braktisja e gjuhës së ultimatumeve nga Shtetet e Bashkuara dhe kthimi i situatës në një rrugë negociuese”.
