Dy impiante energjetike në Bahrein janë përfshirë nga zjarret pas sulmeve të raportuara iraniane, në mes të përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme, njoftoi sot  agjencia shtetërore e lajmeve BNA.

Sipas njoftimit disa njësi operative të kompanisë “Gulf Petrochemical Industries Company” (GPIC) u goditën sot nga dronë iranianë, duke shkaktuar zjarre në disa pjesë të impiantit.

Flakët u shuan më vonë dhe nuk u raportuan viktima, bëri të ditur agjencia. Në një incident të veçantë, kompania shtetërore “Bapco Energies” njoftoi se një depozitë mori flakë në një nga objektet e saj të magazinimit pas një sulmi me dron. Edhe në këtë rast nuk pati të lënduar.” “Zjarret u shuan plotësisht dhe situata është nën kontroll”, thuhet në raport.

Sulmet e raportuara vijnë në kuadër të goditjeve hakmarrëse të Iranit që synojnë aleatët e SHBA-së dhe pozicionet amerikane në rajon. Bahreini, që strehon Flotën e Pestë të Marinës amerikane, mbetet një qendër kyçe për operacionet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb