Pedagogu Endri Tafani, gjatë diskutimit në “Studio 24”, u shpreh se arsyeja e bllokimit të negociatave të Shqipërisë me BE, është mbrojtja politike që qeveria i bëri ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Tafani tha se SPAK si nismë e SHBA dhe BE,  është vizituar shpesh nga ambasadorë të BE, ku është folur për çështjen Balluku nga Gjermania qartazi.

“Në këtë moment kur ti sheh që ka përshpejtim shumë të madh dhe papritmas ngec, problemi është tek ne. Ata e treguan vullnetin duke hapur shumë shpejt kapitujt. Vendimi për Ballukun në Kuvend ishte politik, si votuan në bazë të provave apo me urdhër të kryetarit të partisë”, tha Tafani.

Endri Tafani: Ne duhet të bëjmë detyrat tona, SPAK si nismë e SHBA dhe BE, është vizituar shpesh nga ambasadorë të BE, është folur për çështjen Balluku nga Gjermania qartazi. Në këtë moment kur ti sheh që ka përshpejtim shumë të madh dhe papritmas ngec, problemi është tek ne.

Ata e treguan vullnetin duke hapur shumë shpejt kapitujt. Vendimi për Ballukun në Kuvend ishte politik, si votuan në bazë të provave apo me urdhër të kryetarit të partisë.

Ata kanë votuar në bazë të një opinioni të dhënë nga kryetari i partisë ndaj është vendim politik. Megjithëse kemi patur qëndrimin e Gjermanisë specifik, është shumë e lehtë të mendosh se ky rast ka penguar integrimin.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb