Studenti Enea Trimi në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24 foli për protestën e studentëve që u zhvillua në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“është çështje identiteti. Janë individë që jetojnë në këtë kaos për një kohë kaq të gjatë. Dhe frika e dikurshme që nuk mund të shprehemi, cënon drejtpërdrejt cilindo individ. Nuk donim të krijonim asnjë incident, por vetëm të tregonim që jemi mbështetës”, tha ai.

Gjithashtu i pranishëm në emisionin “Studio24”, ishte edhe studenti Jon Bislimi nga Organizata ‘Alea’ në Lyon, Francë, i cili theksoi se organizimi i protestës në Tiranë ishte në shenjë simbolike

“Jemi të prekur dhe duam të përfaqësojmë sa më shumë edhe të drejtat e tyre. Protesta u organizua që të shkonin në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Organizimi në Tiranë është në një shenjë simbolike në një shenjë mbështetje”, tha ai.

Gjithashtu aktivistja Erisa Lipoveci tha se mbështesin plotësisht studentët dhe që kërkesat e tyre të plotësohen plotësisht.

“Ne jemi aty për të dhënë mesazhe mbështetëse ndaj studentëve  dhe nismës që studentët shqiptarë në Maqedoninë e veriut kanë nisur”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb