Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, duke folur në emisionin “Kjo Javë”, për ambicien e deputetit socialist Erion Braçe në zgjedhjet vendore të 2027, si kandidaturë për bashkinë e Tiranës, u shpreh se Braçe nuk është kaq i lirë sa të veprojë me vullnetin e vet dhe pse është shfaqur rebel brenda mazhorancës.

“I ka thënë Rama dil për bashki se ka sonduar se nuk i qëndronte atje ku duhet se dhe pa qejf e ka kjo Manastirliu dhe Benet Beci. Dy anët e një dollari.

Beneti mori një mandat deputeti tek Rama se mendoi që deputet bëhesh me lekë, kur e pa se nuk kishte lekë iku prapë tek leku se ishte mësuar 8 vjet me Berishën te Fondi i Zhvillimit, 6 vjet me Ramën tek FZH dhe KESH”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi: Erion Braçe nuk është kaq i lirë sa të veprojë me vullnetin e vet dhe pse është shfaqur rebel brenda mazhorancës.

I kam thënë dikur kur ishte zv/kryeministër që propozo një ligj që subvencioni i naftës të jetë tek toka, jo tollona xhepi dhe naftë me nipt.

I ka thënë Rama dil për bashki se ka sonduar se nuk i qëndronte atje ku duhet se dhe pa qejf e ka kjo Manastirliu dhe Benet Beci. Dy anët e një dollari.

Beneti mori një mandat deputeti tek Rama se mendoi që deputet bëhesh me lekë, kur e pa se nuk kishte lekë iku prapë tek leku se ishte mësuar 8 vjet me Berishën te Fondi i Zhvillimit, 6 vjet me Ramën tek FZH dhe KESH.

Ka prokuruar 3.2 mld euro. Manastirliu është mësuar tek Shëndetësia dhe Arsimit, nuk e koncepton se bashkia është lopë e madhe dhe nuk ka ngjitur.

Braçe është më masovik, i ka thënë Rama dil. Bracja po artikulon publikisht atë porosi që ka marrë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb