Analisti Arbër Hitaj në analizën e tij në emisionin “Studio24” në News24 renditi disa nga arsyet përse në Shqipëri pavarësisht korrupsionit të madh në vend, nuk ka një ndryshim dhe reagim të fortë.

Sipas tij kjo  ndodh për shka se opozita për momentin nuk ofron figura të reja dhe se edhe lidership është po i njëjtë. Sipas tij edhe partitë e reja janë të pasinqerta. Ndërsa thekson se problemi më i madh në vend sot, është korrupsioni.

“Në terrenin shqiptar një problem madhor është korrupsioni. Dhe përse me një korrupsion kaq të madh në vend nuk ka një ndryshim? Kjo sepse njerëzit nuk e shikojnë antipodin e kësaj partie tek opozita, të paktën për momentin. Kjo sepse janë të njëjtat figura, lidershipi është i njëjtë. Njerëz të lidhur me të kaluar që gjithashtu ka patur korrupsion për njerëzit, nuk janë ata që do luftojnë korrupsionin…Zoti Lapaj ka qenë shumë kritik ndaj PD. Por zoti Lapaj mori 70 mijë vota, por kemi edhe situatën që erdhi mbrapa. Por janë parti që për momentin patën performancë të mirë, por ajo që erdhi mbrapa ndryshoi…Sistemi elektoral në Hungari është i tmerrshëm, një parti përveçse duhet të dalë e para si parti duhet të dali i pari edhe kandidati. Pra duhej një besim kaq i madh. Në Shqipëri zgjedhjet menaxhohen nga PS, PD dhe parti të tjerë, pra komisionerët ata i kanë. PD pse duhet të bëjë aleancë dhe t’i japë më shumë oksigjen partive të reja? Nuk e ka detyrim, janë rivalë me njëri tjetrin…ndaj situata është e pasinqertë sepse janë të pasinqertë. Lapaj thotë të ndryshojmë sistemin zgjedhor, por tani është korrupsioni. Një parti që të vijë në pushtet, kryesore duhet të ketë luftën kundër korrupsionit. Tani Lapaj duhet të thotë a ka patur korrupsion opozita atëherë? Kjo qeveri ka korrupsion, po njerëz zyrtarë të këtij vendi dhe kanë qenë në PD, a kanë patur korrupsion?”, tha Hitaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb