Lëvizje të mëdha në horizont për Juventus. Trajneri Luciano Spalletti ka nisur të projektojë skuadrën e sezonit të ardhshëm, duke vendosur dy prioritete të qarta: përvojë dhe cilësi.
Objektivi kryesor është mesfusha, aty ku bardhezinjtë kërkojnë një lider të vërtetë. Mes emrave të përfolur janë Bernardo Silva, Leon Goretzka dhe Franck Kessié, por zgjedhja e parë e Spallettit duket të jetë Stanislav Lobotka.
Mesfushori i Napolit, që e njeh shumë mirë Serie A dhe ka punuar më parë me trajnerin, konsiderohet profili ideal. Megjithatë, tratativat nuk pritet të jenë të lehta: klauzola prej 25 milionë eurosh vlen vetëm për jashtë Italisë dhe për ta bindur klubin napolitan do të duhet një ofertë e rëndësishme.
Ndërkohë, Spalletti shikon edhe drejt mbrojtjes. Synimi është rikthimi i Kim Min-jae, aktualisht te Bayern Munich. Mbrojtësi, me të cilin fitoi titullin te Napoli, mund të largohet në verë, por çmimi i kartonit arrin rreth 40 milionë euro, ndërsa paga e tij mbetet një tjetër pengesë serioze. Për këtë operacion, vendimtare do të jetë kualifikimi në Champions League.
Në portë, situata mbetet e hapur. Michele Di Gregorio kërkon të qëndrojë në Torino dhe të luftojë për vendin e titullarit, pavarësisht konkurrencës dhe zërave të merkatos. Emra si Alisson Becker, David De Gea dhe Guglielmo Vicario vazhdojnë të qarkullojnë, por gardiani italian ka refuzuar edhe një ofertë nga Tottenham Hotspur i drejtuar nga Roberto De Zerbi.
Juventusi po përgatitet për një verë të nxehtë në merkato, me Spallettin që kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese për rikthimin në majat e futbollit europian.
