Jurgen Bardhi është kthyer në vitet e fundit në një nga emrat më të vlerësuar në kategorinë e dytë turke, ku tashmë luan me ekipin e Umraniespor. Ish-kapiteni i Partizanit ka lënë shpesh shenjën e tij në rezultatet e ekipit dhe sot ishte pikërisht një nga ato ditë.

Në ndeshjen në transfertë ndaj Amedspor, Bardhi ishte ai i cili dha asistin për golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij në minutën e 22-të. Ky ishte asisti i tretë i sezonit për mesfushorin 28-vjeccar.

Ekipi vendas barazoi shifrat dhe ishte pikërisht Bardhi ai i cili në minutën e 69-të të ndeshjes, gjeti golin e avantazhit të përkohshëm 2-1.Për fat të keq, goli i pestë i sezonit për Bardhin nuk mjaftoi pasi vendasit barazuan shifrat dhe mbyllën ndeshjen me rezultatin 2-2.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb