Që prej mbrëmjes së djeshme SPAK ka ndërmarrë një aksion të gjerë, duke lëshuar 11 urdhërarreste. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Sipas informacioneve paraprake, operacioni lidhet me një çështje që përfshin firmën e prokurorit Alfred Shehu.

Sipas raportimit të gazetares Lala bëhet me dije se ka persona të arrestuar, ndërsa shënjestër e aksionit blic është një grup që merret me trafik droge. Pritet që të tjera detaje të zbardhen në vijim, si dhe identiteti i të prangosurve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: