Kalimi në gjysmëfinalet e Champions League për Paris Saint-Germain bëhet realitet, me parizienët që mposhtin edhe në ndeshjen e kthimit Liverpool me rezultatin 0-2 në “Anfield”, duke vulosur kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Pjesa e parë flet për anglezët, që shtyjnë për golin e shpresës, por pa sukses. Rasti më i pastër vjen nga Virgil van Dijk, me Marquinhos që shpëton mbi vijën fatale. Dembele pati një shans të pastër por tentative e tij shkoi mbi kuadrat. Për tu përmendur fakti i dëmtimit të rëndë të sulmuesit të Liverpool Ekitike. Francezi ka dëmtuar tendinën e akilit e ndërsa jemi në pritje të ekzaminimeve më të detajuara, botërori për të mbetet në rrezik.
Në fraksionin e dytë, moment kyç në minutën e 65’, kur një penallti për vendasit anulohet pas ndërhyrjes së VAR-it. Dhe siç ndodh shpesh në futboll, goli vjen në anën tjetër. Në minutën e 72’, Ousmane Dembélé zhbllokon sfidën me një goditje të saktë nga jashtë zonës, ndërsa në shtesë vulos gjithçka me golin e dytë personal.
Dy gola të Dembélé dhe dominim total i parisienëve në këtë përballje me dy ndeshje. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique shkon mes katër më të mirave të Europës dhe pret tani fituesin e çiftit Real Madrid – Bayern Munich.
