Paris Saint-Germain konfirmoi të martën në mbrëmje arsyen se përse ata janë ende kampionët në fuqi, pasi siguruan një vend në gjysmëfinalet e Champions League, duke mposhtur edhe në “Anfield” Liverpool me rezultatin 2-0.
Parizienët vuajnë në disa momente, sidomos në pjesën e dytë, por godasin me efikasitet maksimal në kundërsulm. Protagonist absolut, Ousmane Dembélé, që realizon dy gola pas pushimit dhe mbyll llogaritë.
Në përfundim të ndeshjes, trajneri Luis Enrique theksoi vështirësinë e mbrojtjes së trofeut, por edhe besimin te skuadra e tij:
“Na u desh më shumë kohë seç do të doja, por sapo shënuam golin e parë, gjithçka ndryshoi. Mendoj se e menaxhuam shumë mirë ndeshjen. Është shumë e vështirë të mbrosh në Champions League, por jemi sërish këtu dhe duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi. Kemi shumë besim dhe mund të luajmë në këtë nivel ndaj çdo kundërshtari. Mund ta shihni çfarë skuadre jemi: kemi shumë besim dhe vetëbesim ”
Nga ana tjetër, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, u shfaq i zhgënjyer për eliminimin, por optimist për të ardhmen:
“Sigurisht që jemi shumë të zhgënjyer, sepse pati momente në pjesën e dytë ku ndjeje se, nëse do të shënonim, kjo mund të bëhej një natë shumë e veçantë, menduam se mund ta kthenim ndeshjen. Por e ardhmja e këtij ekipi është shumë e ndritur. Krijuam raste, por të shënosh është një histori tjetër. Rasti i penalltisë? Mendoj se ndoshta javën e kaluar patëm pak fat dhe sot na mungoi. Javën e kaluar pati dy raste ku mund të kishim pësuar penallti – në njërin nuk kishte kontakt, në tjetrin ndoshta kishte, por nëse arbitri nuk e jep, nuk duhet të ndërhyhet.”
PSG tashmë pret të njo rivalin në gjysmëfinale teksa do të sfidojnë fituesin e përballjes mes Real Madrid dhe Bayern Munich.
