U zhvilluan të marten në mbrëmje dy sfidat e para të turnetu Play Inn. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Charlotte fitoi 127-126 ndaj Miami, një sukses që erdhi në sekondën e fundit pas Overtimet. Një ndeshje e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren. LaMelo Ball me 30 pikë dhe Miles Bridges me 28 pikë u dalluan për Charlotte, që pret fituesin e sfidës Orlando-Philadelphia në raundin tjetër të kësaj faze. Ndërsa Miami i thotë lamtumirë sezonit.
Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Portland avancon direkt në çerekfinalet play off. Ajo mundi 114-110 Phoenix, ndonëse ky i fundit konsiderohej favorit, pasi luante në fushën e tij. Deni Avdija me 41 pikë e 12 asist u dallua për Portland, që në çerekfinalet play off do të luajë me San Antonio. Phoenix ka ende një shans, pasi do të luajë me fituesin që do të dalë nga sfida Golden State-Clippers.
