Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja sa i përket operacionin ndaj Call Center-ave të ndërmarrë në Tiranë.
E ftuar në “Programin e drekës” në News24 me Ola Brukon, Lala u shpreh se sfida e prokurorisë tashmë është që të gjeje prova që të vërë “me shpatulla pas murit” bosin e vërtetë.
Gazetarja zbuloi se “bosi i madh” bashkëpunonte me gruan e tij, ndërsa emri i tij nuk është totalisht i panjohur.
“Po hetohet vetëm në një pistë për identifikimin e pronarëve të call center-ave.
Në një mënyrë prokuroria e ka të qartë kush janë bosët e vërtetë që fshihen pas këtyre, është një hetim që ja zgjatur dy vite. Dy sfidat kryesore është që të provohet me prova, të shpallet në kërkim bosi i call center-ave që bashkëpunon bashkë me bashkëshorten e tij. Nuk është personazh i panjohur.
Duhen pamje filmike të pranisë së tij në ato ambiente ose një dëshmi e një personi të përfshirë që të dalë emrin e tij. Call center është i dyti biznes më fitimprurës pas trafikut të kokainës për shqiptarët.
