Një shtetas ka humbur jetën pasditën e kësaj të mërkure në Lezhë.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një person ka qenë duke peshkuar pranë urës së “Prekanit” në Shënkollë dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima është identifikuar si shtetasi Sazan Sula.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
