Në një rrëfim ekskluziv në “Oponencë” në News24, një operator i Call Center-ave ka rrëfyer detaje nga brenda sistemit dhe se si funksiononte skema e mashtrimit, që në shumicën e kohës targetonte shtetas jashtë vendit.
Ai ka zbuluar se në një telefonatë të vetme ka arritur të fitojë 520 mijë euro, ndërsa ka shtuar se kishin detyrimit në të bënin psikologun dhe profilin e “klientit”.
Dëshmitari ka shtuar se nuk tregonin asnjë herë se telefononin nga Tirana, por prezantoheshin si operatorë që punonin në Qipro.
“Në fund të javës derisa e çoja te fitimi që e kisha bërë me plan, po ashtu duhet të merrja informacion se çfarë pune bënte klienti… Unë kam punuar në tregun italian dhe kishim një batutë, nëse ishte djali i ri nuk ka lek…bëhej profili nëse ishte investitor, apo sipërmarrës. Të gjithë e kanë ditur që ishte mashtrim, sepse nuk mund të thuash që një njeri 20-22 merr vesh nga financa apo tregje botërore. Turnet ishin në vendet ku operonin, Amerikën, Kanadanë, Australinë. Për Europën puna niste paradite dhe mbaronte në pasdite, nga ora 09:00 – 19:00 dhe në sallë kemi qenë rreth 150 veta në kompaninë ku isha”, tha ndër të tjera ai.
