Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, duke kërkuar një reagim zyrtar nga Kuvendi i Shqipërisë. Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa u shpreh se institucionet duhet të mbajnë qëndrim të qartë ndaj kësaj çështjeje, duke e cilësuar të rëndësishme mbështetjen për studentët shqiptarë jashtë kufijve.
Ajo kritikoi gjithashtu organizimin e Samiti i Diasporës, duke theksuar se ky aktivitet duhej të niste me një bilanc të tre samiteve të mëparshme dhe jo të kthehej në një aktivitet propagandistik. Sipas saj, mungesa e reflektimit dhe transparencës për rezultatet e mëparshme e zbeh rëndësinë e samitit dhe shmang fokusin nga problematikat reale të diasporës shqiptare.
“Kam një pyetje në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Kuvendi të reagojë zyrtarisht për protestën e studentëve. Samiti i Diasporës duhet të kishte nisur me atë se çka u bë me tre samitet e mëparshme, por e kthyet në propagandistik”, tha ai.
