Në një lidhje me studion e emisionit “Kjo Javë”, avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Klodiana Gjyzari, shpjegoi arsyet pse pala mbrojtëse kërkoi të thirret si dëshmitar, kryeministri Edi Rama, për çështjen e tjetërsimit të truallit të ish-klubit “Partizani”.

Gjyzari tha se nga prokuroria është interpretuar se pasi është lidhur kontrata me ish-pronarët dhe firmën e ndërtimit është ndryshuar destinacioni.

“Në fakt s’është e vërtetë sepse është thjesht një krahasim datash, e para bëhet fjalë për ndryshim destinacioni në vitin 2006, vendimi i KRRT të Republikës që kanë miratuar vendimin e KRRTSH.

Për këto duam ta sqarojmë me pyetjen e zotit Rama, sepse prokuroria ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin në bashki dhe nuk është verifikuar në këto dokumenta konkretisht cila ka qenë arsyeja pse Këshilli Teknik ndryshoi destinancionin”, tha avokatja.

Klodiana Gjyzari: Duam të sqarojmë pse është ndryshuar destinacioni i tokës pa kërkesë nga subjektet ish pronarë të kësaj pasurie.

Këto zona kanë qenë me destinacion sportiv dhe nga ana e Këshillit të Rregullimit të Territorit,  pa kërkesë të pronarëve është ndryshuar destinacioni nga sportivë zonë për ndërtim. Dhe kjo është bërë para se ish-pronarët të lidhnin marrëveshjen me firmën e ndërtimit. Ndërkohë që nga prokuroria është interpretuar se pasi është lidhur kontrata me ish-pronarët dhe firmën e ndërtimit është ndryshuar destinacioni. Në fakt s’është e vërtetë sepse është thjesht një krahasim datash, e para bëhet fjalë për ndryshim destinacioni në vitin 2006, vendimi i KRRT të Republikës që kanë miratuar vendimin e KRRTSH.

Vendimi i zotit Berisha, si kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë dhe sipas ligjit në fuqi në atë kohë të urbanistikës, nuk ka patur të drejtë që të iniciojë procedura administrative për ndryshimin e destinacionit. Këto ishin kompetencë  e KRRT të njësisë vendore. Për këto duam ta sqarojmë me pyetjen e zotit Rama, sepse prokuroria ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin në bashki dhe nuk është verifikuar në këto dokumenta konkretisht cila ka qenë arsyeja pse Këshilli Teknik ndryshoi destinancionin.

Vec të tjerave, nga sekuestrimi i dokumentave në bashkinë e Tiranës, është konstatuar që ndryshimi i destinacionit ka filluar që në vitin 2004 dhe kanë kaluar në KRRTSH nga kryeministri i asaj kohe Fatos Nano dhe po në pronën e ish-klubit sportiv “Partizani” ka patur ndryshime destinacioni dhe në 2004, 2006 dhe në vijim dhe asnjëherë me kërkesë të ish-pronarëve por me inisiativë të pushtetit vendor. Berisha nuk ka ushtruar asnjë nismë për ndryshimin e destinacionit.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb