Në një rrëfim të fortë emocional, nëna e Ilaria Sulës, Gëzime Sula, mes lotësh tregon boshllëkun e pazëvendësueshëm që ka lënë Ilaria: Ishte gjithçka për mua, ma shkulën nga zemra.

Në një rrëfim prekës për “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ajo tregon mes lotësh dhe në një gjendje tejet të rënduar emocionale se ende nuk e ka pranuar humbjen e së bijës, që u vra nga i dashuri i saj Mark Samson, në një akt makabër.

“Nga brenda jam krejt e vdekur, e mbaruar. Kujtime të bukura kam plot me Ilarian. Më vinte më bënte surprizë kur vinte nga Roma. Kishte shumë raste nuk na tregonte kur vinte në shtëpi. Kam një vit që pres një mesazh nga Ilaria, një herë të më thirrur “o ma”, të më vijë një mesazh të mëngjes ose mbrëmje siç e bënte gjithmonë. I pres shumë këto momente nga ime bijë por kam një vit që nuk i marr dot më.

Më ftonte gjithmonë të dilnim bashkë të pinim një kafe bashkë. Ishim si dy motra si dy shoqe, ajo ishte jeta ime, ishte gjithçka për mua.

Nuk dua ta pranoj humbjen ne saj, ende rri mendoj dhe them ishalla më kthehet. Unë jepja gjithçka për të shpirtin tim e jepja.

Them sikur të ma vendosë një herë kokën në kraharor ose të puthja në ballë siç bëja gjithmonë”, rrëfen ajo mes lotësh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb