Nëna e Ilaria Sulës, ka treguar mes lotësh takimin e fundit me të bijën, përpara se jeta e 22-vjeçares të ndërpritej në mes nga i dashuri i saj.
Në “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ajo ka treguar se takimi i fundit ishte në një festë.
“Takimi ynë i fundit ishte aq i bukur. Më thoshte gjatë të gjithë kohës: O ma të dua shumë
Je bërë shumë e bukur. Takimi ynë i fundit ishim në një festë. Ishte aq e lumtur”, është shprehur ajo.
Sot, familja Sula nuk jeton më si dikur. Ata thonë se vetëm mbijetojnë, duke gjetur forcë tek njëri-tjetri dhe tek djali i tyre, por mbi të gjitha duke kërkuar drejtësi për Ilarian. Sepse për ta, buzëqeshja është shuar.
