Në tri ndeshjet play off të luajtura të hënën në mbrëmje në NBA, vetëm skuadra e Cleveland fiton në fushën e saj dhe udhëheq 2-0 serinë e përballjeve ndaj Toronto. Cavaliers fituan 115-105, në një ndeshje ku Donovan Mitchell realizoi 30 pikë e James Harden 28.

Humbet në sekondat e fundit skuadra e New York, që u mund në shtëpinë e saj 107-106 nga Atlanta, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. CJ McCollum me 32 pikë ishte lider për Atlanta, që dy sfidat e radhës do t’i luajë në fushën e saj.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Minnesota befason Denver, duke fituar 119-114 jashtë fushe. Anthony Edwards me 30 pikë e 10 rebound ishte më i miri për miqtë, ndërsa 30 pikët e Jamal Murray për vendasit mbetën për statistikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: