Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para sfidës Metalist 1925-Çernihiv, sirenat e alarmit u dëgjuan.

Pamjet tregojnë momentin e ankthit në Zhitomir. Lojtarët dhe stafet në fushë, bashkë me tifozët, u detyruan të largohen menjëherë. Gjysmëfinalja e Kupës së Ukrainës, e programuar për në orën 17:00, u shty.

Më pas u njoftua se takimi do të fillojë në orën 20:10. Kujtojmë se pjesë e Metalistit janë edhe Itodo Mandela me Kristian Mba. Metalist 1925 është edhe klubi që ka investuar te lojtarët nga kampionati shqiptar në dy vitet e fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb