Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta në moshën 89-vjeccare të akademikut Rexhep Qosja. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.

“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni…
Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve.
Pusho në paqe, Profesor!”, shkruan Begaj.

Rexhep Qosja do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsi, kritikë dhe studime shkencore, duke lënë pas një trashëgimi të vyer në kulturën shqiptare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb