Pedagogu i të drejtës ndërkombëtare, Hektor Ruci, i pyetur në “Kjo Javë” për marrëveshjen e detit me Greqinë, tha se Haga mbetet e vetmja zgjidhje normale dhe e pranueshme për Shqipërinë e Greqinë.
Ruci tha se procesi i negociatave ka ecur ngadalë duke u shprehur skeptik se do të ketë një përfundim këtë vit.
Ai nënvizoi faktin se prej 2 vitesh, presidenti Begaj mban në tavolinë shkresën për nominimin e grupit negociator për marrëveshjen detare por akoma nuk ka asnjë emër.
“Nuk besoj se mbyllet këtë vit. Në tryezën e presidentit ndodhet nominimi për të krijuar grupin negociator, dhe akoma nuk është marrë në konsideratë”, tha pedagogu Hektor Ruci.
Hektor Ruci: Problemet që nuk arrijnë të zgjidhen mes vendeve, gjykata mbetet opsioni i mirë, e Hagës apo Hamburgut. Shpresoj që gjykata e Hagës, ndërkombëtare e drejtësisë, është përballur me cështje të ngjashme dhe do ishte pozitive nëse do të shkonim bashkë me Greqinë, pasi në mënyrën si kanë ardhur gjërat, është e vetmja zgjidhje deri diku normale dhe e pranueshme për palët.
Problemi tjetër qëndron në faktin ku procesi i negociimit ka nisur në 2020 dhe jemi në 2026. Nuk besoj se mbyllet këtë vit. Në tryezën e presidentit ndodhet nominimi për të krijuar grupin negociator, dhe akoma nuk është marrë në konsideratë.
