Shefja e diplomacisë evropiane, Kaia Kallas, ka theksuar nevojën që ekspertët bërthamorë të përfshihen drejtpërdrejt në bisedimet me Irani, duke paralajmëruar për rrezikun e një marrëveshjeje të dobët në të kundërt.
Sipas saj, nëse negociatat kufizohen vetëm në aspektin politik dhe nuk mbështeten nga ekspertiza teknike, rezultati mund të jetë më i dobët se JCPOA – marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nga e cila Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në vitin 2018.
Kallas theksoi se një marrëveshje efektive duhet të trajtojë jo vetëm programin bërthamor, por edhe çështje të tjera të sigurisë rajonale. Ajo përmendi programet raketore të Teheranit, mbështetjen për grupet e armatosura dhe kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike ndaj Evropës.
“Nëse këto elemente nuk vendosen në tryezë, rrezikojmë të përballemi me një Iran edhe më të rrezikshëm,” deklaroi ajo.
Komentet e saj vijnë në prag të një samiti informal të liderëve të Bashkimi Evropian në Qipro, ku pritet të diskutohen zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mundësitë për rifillimin e negociatave me Teheranin.
