Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt ka folur me mediat në lidhje me udhëtimin e planifikuar të Steve Witkoff dhe Jared Kushner drejt Pakistanit për të diskutuar me Iranin.
Lidhur me mungesën e JD Vance në delegacion, ajo tha se “zëvendëspresidenti është në gatishmëri dhe do të jetë i gatshëm të dërgojë njerëz në Pakistan nëse mendojmë se është një përdorim i nevojshëm i kohës së tij”.
Ajo shtoi se “me siguri kemi parë njëfarë progresi nga pala iraniane në dy ditët e fundit”, duke e shtyrë presidentin Donald Trump të marrë “vendimin për të dërguar Steve dhe Jared për të dëgjuar iranianët”.
“Do të shohim se çfarë kanë për të thënë”, tha ajo.
Leavitt tha gjithashtu se “jemi shumë mirënjohës si për Izraelin ashtu edhe për Libanin që zgjodhën të punojnë së bashku dhe të vazhdojnë këto biseda” në lidhje me armëpushimin.
