Në rrethin e Durrësit, në Teqenë Halveti u organizua një aktivitet, ku merrnin pjesw besimtarë të të gjitha besimeve për të festuar 80-vjetorin e lindjes të Shejh Rrustem Shehut, trashëgimtar i teqes më të vjetër dhe me zë në tërë Ballkanin, atë të Çajës së Kukësit, tashmë e transmetuar në Katundin e Ri, në Sukth.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë Prefekti i Durrësit, Adrian Gurra, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako dhe deputeti i Parlamentit Ani Durmishi.
Për kontributin e madh të udhëheqësit të kësaj teqeje të madhe, Shejh Rrustem Shehu, iu akordua Çertifikatë Mirënjohjeje nga kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako.
Gjithashtu iu dha Çertifikatë Mirënjohjeje nga shoqata “Durrësi Autokton” dhe nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar.
