Ky është një nga viktimat e atentatit  pak minuta më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një atentati.

Ai është Kreshnik Mujeci,  i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij. Dyshohet se çifti ka ndërruar jetë në vend, pasi janë qëlluar me breshëri plumbash.

<iframe class=”rumble” src=”https://rumble.com/embed/v76u9si/?pub=4fye6d” width=”640″ height=”360″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”></iframe>

Automjeti në të cilin ndodheshin, një mjet tip “Audi Q7”, është gjetur i bërë shoshë nga plumbat. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të shumta në anën e majtë të makinës, kryesisht në zonën e shoferit dhe pasagjerit.

Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të mirëorganizuar, duke u zënë pritë viktimave dhe duke hapur zjarr në drejtim të automjetit.

<iframe class=”rumble” src=”https://rumble.com/embed/v76u9v4/?pub=4fye6d” width=”640″ height=”360″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”></iframe>

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb