Për politologun Ermal Hasimja, përplasja e Ervin Salianjit me kryetarin e PD dhe ajo e Elisa Spiropalit me Ramën, nuk janë të krahasueshme, pasi kanë natyra dhe pasoja të ndryshme politike.

Sipas tij, të dyja partitë përballen me sfidën e menaxhimit të zërave të brendshëm kritikë, por në mënyra të ndryshme.

Hasimja theksoi se Sali Berisha nuk shqetësohet nga ambiciet e mundshme të individëve për garë brenda partisë, por nga krijimi i precedentëve politikë.

Ndërkohë, për Partinë Socialiste, ai vlerësoi se kryeministri Edi Rama ndodhet në një pozicion më të ekspozuar, për shkak të presionit të vazhdueshëm nga opinioni publik, partnerët ndërkombëtarë dhe sistemi i drejtësisë.

Sipas Hasimjas, çdo tension apo përçarje e brendshme në kampin qeverisës mund të ketë ndikim më të gjerë politik dhe institucional.

Ermal Hasimja: Ne po përpiqemi që opozita shqiptare të bashkëpunojë më nëyrë  që të japë një frymë shpresëdhënëse e motivuese për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme sepse besojmë që një vend pa opozitë të fortë, i hap rrugën një qeverisje më të keqe të mundshme.

Edhe qeverisja më me integritet të lartë, po nuk pati një opozitë të fortë, nuk funksionon. Forumi është përbërë nga njerëz të djathtë, dhe nuk merret me cështjet e PS dhe ky ështëë kriteri që na ka bashkuar të gjithëve.

Në radhë të parë është dhe besimi ynë se e djathta është zgjidhja e duhur për Shqipërinë në këto momente. Ajo pjesë e të djathtës e ndarë në disa parti të ndryshme mund të bashkohet.

Janë situata të ndryshme në PD dhe PS pasi dhe argumentimet që kanë ardhur për Salianjin, akuzat që i janë bërë janë të ndryshme në raport me Spiropalin në PS.

Ka një gjë të përbashkët tek të dyja partitë, që do të duhet ta përthithin shumë më mirë elementin e disidencës së brendshme.

Të dyja partitë e kanë këtë vështirësi për tu përballur që nuk qëndron me sfidën specifike që bën Salianji apo Spiropali, qëndron tek shqetësimi apo parashikimi që kjo gjë mund të jetë e shpeshtë.

Nuk mendoj se në rastin e PD, Berisha shqetësohet se Salianji do futet në zgjedhje dhe do marrë vota për kryetar të PD, por elementi i precedentit i jep etjt.

Pozicioni i Ramës është pak më ndryshe, është në një situatë ku është gjithë kohës në lupën e opinionit publik, presionin e ndërkombëtarvë  dhe drejtësisë dhe ai e parandjen se cfarëdo lloj krisje në anijen e tij fut një rrjedhë uji që rrezikon të sjellë krisje edhe më të mëdhaja.\

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb