Pauza 5-javore pas Japonisë u shfrytëzua maksimalisht për zhvillimin e njëvendësheve. Ferrari SF-26 do të jetë ndjeshëm ndryshe nga versioni i parë i sezonit. Ndryshimet përfshijnë pothuajse çdo zonë aerodinamike të makinës. Krahu i përparmë është rishikuar në “flape” dhe strukturë.
Janë modifikuar edhe hyrjet e ajrit për ftohjen e frenave. Dyshemeja ka një dizajn të ri, sidomos në skajet anësore dhe përpara rrotave të pasme. Zona e difuzorit dhe kanalet e ajrit janë përmirësuar për rrjedhë më efikase. Është punuar edhe në zonën e “nënprerjes” për optimizim aerodinamik.
Risi kryesore është krahu i pasmë “Macarena”, që ul rezistencën në vijat e drejta. Kjo sjell përmirësim të shpejtësisë dhe konsum më të ulët energjie. Ferrari ka përditësuar gjithashtu edhe softuerin e menaxhimit të energjisë së motorit, megjithatë, diferenca me motorin Mercedes mbetet ende sfidë. Objektivi është një makinë më konkurruese në kualifikime dhe në fund të garës. Skuadra beson se sezoni mund të marrë drejtim të ri duke nisur nga Miami, me eventin që do të mbahet këtë fundjavë.
