Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka akuzuar Kremlinin se po vendos një “perde të hekurt dixhitale” ndaj rusëve për të fshehur vështirësitë ekonomike të lidhura me sanksionet evropiane për shkak të luftës në Ukrainë.

“Po, sanksionet po kanë një efekt shkatërrues në ekonominë ruse”, theksoi ajo gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Gjithashtu Von der Leyen kujtoi se 27 vendet anëtare po miratojnë tani një seri të re sanksionesh kundër Moskës, e 20-ta që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, dhe këmbënguli në faktin se me rritjen e inflacionit dhe normave të interesit, pasojat e luftës po financohen “nga xhepat e popullsisë”.

“Deri në atë pikë sa Kremlini po reagon (…) duke kufizuar aksesin në internet dhe lirinë e komunikimit. Deri në atë pikë sa rusët ndihen sikur jetojnë përsëri pas një perdeje të hekurt, një perdeje të hekurt dixhitale”, tha ajo. “Por nëse historia na ka mësuar diçka, është se të gjitha muret përfundimisht bien”, shtoi von der Leyen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb