Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi në emisionin “Oponencë” në News24, tha se çiftit Mujeci ditën kur iu është bërë atentat, janë mbajtur nën vëzhgim nga autorët e dyshuar të vrasjes. Sipas Prençit autorët kanë dyshuar se mund të jenë zbuluar dhe në këtë mënyrë njëra nga makinat që ishte në ndjekje ka ikur.
“Fakti që çifti Mujeci janë mbajtur nën vëzhgim në një lokal në periferi të qytetit të Lezhës, duke drekuar. Kanë dyshuar se njëra nga makinat mund të jetë zbuluar dhe iku njëra makinë dhe kjo del edhe tek videot e sekuestruara. Dhe çuditërisht kur ata po gjurmonin viktimat dhe kur kanë ndjekur dhe i kanë zënë pritën, kanë qenë jashtë përgjimit dhe jashtë gjurmimit policor”, tha ai.
