Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar Ukraina aktualisht është duke pritur për vazhdimin e negociatave të paqes me Rusinë. Megjithatë ai thekson se i gjithë procesi është ngadalësuar më tej për shkak të përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, përfshirë luftën midis Izraelit dhe Iranit.
Në një intervistë me Bloomberg, Zelensky tha se Kievi nuk ka informacione të reja as nga Moska dhe as nga Uashingtoni në lidhje me një rifillim të mundshëm të negociatave që u ndërprenë pas raundit të mëparshëm në Gjenevë, ndërsa, siç deklaroi ai, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner ende po shqyrtojnë një vizitë në Kiev.
Zelensky vlerësoi se zhvillimet në rajonin iranian mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në dinamikën e bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ai theksoi se nuk kishte indikacione të reja se kur ose ku mund të zhvillohen bisedimet e organizuara nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
