Albano Aleksi u largua me karton të kuq nga ndeshja mes Dinamos dhe Egnatias, e zhvillua pasditen e së shtunës në “Air Albania”.

Mesfushori i rrogozhinasve, mori përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi pranë mesit të fushës, kur kryesori Hamiti i tregoi kartonin e kuq duke e larguar pak minuta para fundit të takimit. Me këtë karton të kuq, ai shton jo pak telashet për skuadrën duke qenë se me shumë gjasa ka mbyllur sezonin e rregullt.

Për shkak se kartoni u mor për ofendime, Aleksi me shumë gjasa do të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës dhe për të mund të ketë ndëshkim me më shumë se 1 ndeshje, teksa në Superiore kanë mbetur edhe 2 javë kampionat deri në përfundimin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: