Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar mbylljen e konsullatës së tyre në Peshawar, në Pakistan, duke përmendur shqetësime për sigurinë e personelit diplomatik, sipas një deklarate të Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Sipas vendimit, të gjitha çështjet diplomatike që lidhen me provincën Khyber Pakhtunkhwa do të trajtohen tashmë nga ambasada amerikane në Islamabad. “Ky vendim pasqyron angazhimin tonë për sigurinë e personelit diplomatik dhe menaxhimin efektiv të burimeve”, thuhet në deklaratë, raportuar nga agjencia Reuters.

Provinca Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me Afganistan, është përballur prej vitesh me sulme dhe përplasje të shpeshta midis forcave pakistaneze dhe grupeve militante, të cilat autoritetet në Islamabad i lidhin me aktivitet nga territori afgan. Reuters kujton gjithashtu se në muajin mars, dhjetë persona u vranë pasi protestues sulmuan një kompleks të lidhur me konsullatën amerikane në Karaçi, në një valë tensionesh të dhunshme në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb