Ish-presidenti Bamir Topi, teksa mori pjesë në homazhet në nder të Servet Pëllumbit, vlerësoi kontributin e ish-kryetarit të Kuvendit, që ndërroi jetë dje. Topi pohoi se Pëllumbi ishte një nga zërat më të ekuilibruar në politikë dhe brenda PS.

Ai tha se profesori ishte një nga burrat më të mirë në politikë.

“Dua të shpreh ngushëllime për familjen. Jam njohur me profesor Pëllumbin gjatë aktivitetit tim politik. Të jeni të siguritë se vjen si një bindje e brendshme dhe kontakte, ka qenë një nga zërat më të ekuilibruar, jo vetëm të politikës në përgjithësi, por brenda PS-së. Një njeri reformator. Ka shumë për të folur për profesor Pëllumbin. Është një nga burrat më të mirë që unë kam pasur rastin të bashkëpunoj në politikë!”, tha Topi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb