Në një intervistë në News24, kreu i PBDNJ Vangjel Dule foli për zhvillimet politike në vend, duke analizuar edhe situatën në Partinë Demokratike.

Gjatë intervistës, Dule vendosi rëndësinë te forma e koalicioneve dhe te sistemi për të cilin tha se sistemi aktual që ka vendi cënon barazinë e votës.

“Për opozitën dy gjëra janë primare është forma e koalicioneve, na detyrojnë me veprime të njëanshme. Flasim për ndryshmet e parafundit, ato të vitit 2020. Forma e koalicioneve nuk u jep mundësinë forcave publike përbërëse që të kandidojnë me një listë kandidaturash. Edi Rama nuk bën koalicione parazgjedhore dhe përpiqet të minimizojë sinergjinë e koalicioneve klasike. Tani, edhe sistemi, kërkon të arrihet një mirëkuptim. Unë do theksoja se ne kemi nevojë për një sistem analogjik sepse ky aktual që kemi është sistem rajonal i dëmton jo vetëm forcat politike, por cënon edhe barazinë e votës. Shqipëria ka vuajtur nga deficiti demokratik dhe përfaqësues. Si mund të shkosh me konceptin e përjashtimit drejtpërsëdrejti? Pragu i pranueshëm, duke marrë shembull rastin e Holandës është 1 %”, theksoi ai.

Sa i përket protestave të opozitës, ai u shpreh se asnjë opozitë nuk mund të arrijë të rrëzojë një qeveri në një vend ku nuk funksionojnë rregullat demokratike.

“Asnjë opozitë nuk mund të rrëzojë një qeveri nëse nuk funksionojnë rregullat demokratike”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës, ai theksoi për situatën në të cilën ndodhet vendi, thuasje janë të gjithë fajtorë, ndërsa nënvizoi se Rama sot është kthyer në një autokrat.

“Rama nuk e nisi vetëm e nisi me 1 milion shuplaka, por u bë autokrat. Opozita nuk bëri betejën me intensitetin e duhur dhe kohën e duhur. Por bëri një gabim konceptual, nënvlerësoi instinktin e mbijetesës së regjimeve totalitare-autokratike sepse mendoi se do ketë tolerancë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: