Real Madrid po shkon drejt një fund sezoni pa trofe dhe në kaos total. Në Madrid, këtë periudhë, më shumë flitet për Mbappe, për tërbimin e tifozëve kundër tij, por jo vetëm kaq. Ende pa i shuar çështja “Mbappe”, në seancën e fundit stërvitorë, Aurelien Tchouame dhe Federico Valverde u përplasen ndërmjet tyre, arritën deri në atë pikë sa për pak u konfrontuan edhe fizikisht.

Sipas Marca, ky nuk është një rast i izoluar, por është reflektimi më i qartë i situatës që mbizotëron në shtëpinë e Real Madrid, ku vetëm pak ditë më parë Rudiger goditi me shuplakë Carreras. Është e qartë që Arbeloa ka humbur çdo kontroll mbi dhomat e zhveshjes, thjesht po pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar. Pikërisht kjo gjendje që mbizotëron në ekip, aq më tepër përpara El Clasico-s, ka bërë që opsioni Jose Mourinho të fitojë gjithnjë e më shumë kuota, në sytë e Perez tekniku portugez shihet si personi i duhur për të futur në shina ekipin. “Speciali” tani nuk është thjesht një emër që lakohet në media për klikime, por një mendim konkret i Florentino Perez.

Në të njëjtën kohë, nga Egjipti vjen një lajm jo pak i bujshëm, ku mediat lokale flasin për një transferim të mundshëm të Momo Salah në Madrid. “Faraoni” ka qenë gjithnjë një dëshirë e Perez dhe kjo shihet vera e duhur për t’u bashkuar. Salah njoftoi largimin e tij nga Liverpool, por dëshira e tij është të qëndrojë sërish në Evropë, të luftojë për trofe, për këtë arsye Real Madrid shihet si opsioni ideal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb