Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka këkruar 10 minuta kohë për të folur në lidhje me mohimin e dy interpelancave, një për AKSHI dhe një për Air Albania.
Kjo është mohuar nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi, i cili u shpreh se kërkesa duhet të ishte bërë në seancën pasardhëse pas kthimit të përgjigjes negative.
Kjo ka shkaktuar tensione në seancë, ku Shehaj ka shpërthyer ndërsa nuk lejoi të fliste deputetin e PD Luçiano Boçi.
Shehaj: Kemi marrë përgjigje javën e kaluar për mohimin e 2 interpelancave. Kërkoj 10 minujta në bazë të Rregullores. Një për AKSHI dhe një për Air Albania.
Peleshi: Kërkesa duhet të ishte bërë në moment. Kur është kthyer përgjigja.
Shehaj: Është refuzuar kërkesa për interpelancë! Mos shkelni Rregulloren dhe të më mohoni të drejtën e fjalës.
Peleshi: Nuk mund ta kërkoni pas një muaji. Rregullorja është e qartë. Duhet ta kërkonit në sencën pasardhëse. Nuk mund të bëjmë debat
