Ish-prokurori Eugen Beçi ka kritikuar mënyrën se si zbatohen masat e sigurisë në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke deklaruar se “arrestimet spektakël” janë kthyer në një praktikë shqetësuese.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Beçi u shpreh se gjykatat shpesh nuk individualizojnë masat e sigurisë dhe nuk analizojnë rrezikun real për çdo person të ndaluar.

Sipas tij, në shumë raste qytetarët ndëshkohen në mënyrë të njëjtë, pa dallim, sidomos kur zhvillohen fushata të caktuara nga institucionet ekzekutive.

“Drejtësia shqiptare është ndikuar nga kultura e arrestimeve spektakël. Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm gjithashtu, është ndëshkuar qytetari i thjeshtë. Ka masa sigurie që lihen në fuqi nga gjykata dhe nuk ka individualizim të veprimeve dhe rrezikut pse duhet të jetë personi në arrest me burg dhe jo në një masë tjetër. Kur ke një fushatë, psh ndërtimet e paligjshme, pse të mbahen të gjithë në arrest në burg Pse është një fushatë e bërë nga ekzekutivi? Nis fushata e arrestimit të personave në gjendje të dehur. Dhe gjykata i mban të gjithë në burg. Kjo sjell një inflacion të masës së sigurisë arrest me burg. Gjyqësori nuk do të dalë në tabelë qitjeje nga ekzekutivi dhe i mban të gjithë në masën e sigurisë arrest me burg. Organet kontrolluese të gjyqësorit duhet të heqin nga puna një magjistrat pse futi në burg një person, jo pse liroi nga burgu një person. Zyrtarët e lartë në masën arrest me burg, si Meta dhe Veliaj, kanë bërë të ngrihet pyetja pse tani? Siç duket politikës kur i erdhi në oborr halli i vet, u kujtua dhe për hallin e qytetarëve. Nga pikëpamja procedurave vendimi i GJL nuk është i rëndësishëm nuk zgjidh”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: