Ish-prokurori Eugen Beçi ka deklaruar se në sistemin e drejtësisë shqiptare nuk ekzistojnë “dosje të paprekshme” dhe se hetimet kanë arritur deri në nivelet më të larta të pushtetit.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Beçi tha se SPAK ka goditur zyrtarë të lartë të pushtetit lokal dhe ekzekutiv, duke përfshirë edhe ish-zyrtarë të rëndësishëm, mes të cilëve edh eish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku.
“Nuk ka dosje të paprekshme! Kemi parë që janë goditur nivele të zyrtarëve më të larta të pushtetit lokal dhe ekzekutiv. Ish-at i kanë bërë telef. Është e vështirë të përcaktosh nëse ka persona të pa prekshëm nga procedimi penal. Dosjet po zhvillohen kemi shkuar te zv-kryeministrja, ministrat, nuk kemi shkuar ende te Rama. Historikisht politika ka tentuar të hyjë në sistemin e drejtësisë në mënyrë brutale për të pasur kontrollin. SPAK ka krijuar frikë ndaj politikës. Edhe kur goditen nga SPAK thonë jemi goditur politikisht. Fakti që politikanë të të dy krahëve sa herë ndiqen penalisht pretendojnë se po goditen politikisht tregon se po shkohet drejt dhënies fund të pandëshkueshmërisë. Vija të kuqe nuk kemi parë, ndonjë semafor të gjatë edhe mund të ketë, por nuk ka vija të kuqe. Selektivitet nga SPAK, është akuzuar nga të dy anët sikur ka dhe duket se të dy anët e bëjnë qëllimisht për të humbur besimi i publikut”, tha ai.
