Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar para mediave se protesta e sotme ishte paqësore por policia provokoi duke bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Edi Balluku dhe Lubi Rama vend nuk kanë pa dhënë llogari. Ne po marshonim, ata bllokuan Bulevardin. Por ne do të përgatitemi për të gjitha format. Turp, mbrojnë hajdutët Belinda Balluku dhe Edi Rama”, tha Berisha.
Më tej, ai shtoi, se pas protestës, drejtuesit e lartë të PD do t’i drejtohen selisë së PD për të bërë bilancin e marshimit të sotëm para Kryeministrisë.
Sali Berisha: Do të marrin përgjigjen e merituar. Ju e patë, ishim në një marshim paqësor. Dhe marshimi ynë paqësor, u shkelmua Kushtetuta, u shkelmua çdo gjë, u bllokua rruga. Dhe këta në mënyrë absolute do marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer një krim të shëmtuar sot sepse ne po bënim marshimin tonë, marshim paqësor në kuptimin e vërtetë të fjalës. Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit.
Pyetje: Pse nuk u lejuat para ministrisë së Brendshme?
Sali Berisha: Ne po marshonim, ata bllokuan bulevardin, po ne do përgatitemi për të gjitha format, dhe i garantoj se e kanë të humbur 100 përqind.
Turpe.
Mbrojnë dy kriminelë si Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Mbrojnë Linda Ramën dhe Mirlindën e AKSHI-t.
Mbrojnë hajdutë të shpërfytyruar të këtij kombi.
Dhe këtë e bën një mercenar, se do u tregojmë se cili është Skënder Balluku.
