Kreu i PD, Sali Berisha ka folur nga shkallët e selisë blu, pas përfundimit të protestës së sotme të opozitës, duke u ndalur te momenti që ndaloi marshimin e protestuesve, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha u shpreh se ata kishin dijeni për bllokimin e rrugës nga policia, por sërish zgjodhën vetë të shkonin në atë drejtim.

Sali Berisha: Bejeta jonë është për çdo qytetar, për dinjitetin e çdo shqiptari, është betejë për të ardhmen e Shqipërisë. Është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Asgjë nuk do mund të na mposhtë ne pa nisur në burg Lubi Ballukun atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë që për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin, pa larguar nga pushtetit dhe pa dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama. As terrori i policisë, as moti… Ja pse jemi ne në këmbë dhe asgjë s’na mposht. Edi Rama dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm.

Protesta e radhës para apo pas rizgjedhjes tuaj në 23 maj?

Sali Berisha: Nuk kam një përgjigje, por protesta do të jetë e fuqishme. Edhe nëse bëhet para nuk ka asnjë lidhje. Çdo protestë e jona ka lidhje me një regjim antishqiptar, armik të qytetarëve shqiptarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb