Kreu i PD, Sali Berisha shënjestroi sërish sot mediat dhe gazetarët duke deklaruar se shpifin ndaj opozitës.

Gjatë bashkëbisedimit online me ndjekësit, Berisha tha se ai nuk sulmon gazetarët, por pronarët e tyre që, siç tha ai, marrin lajme direkt nga Edi Rama.

“Në qoftë se ka diçka të shenjtë përveç shenjtërisë fetare, për mua është fjala e lirë. Dhe kur shoh se çfarë bëjnë këta mafiozë, se si manipulojnë, se si censurojnë, se si mashtrojnë qytetarët, atëherë unë e kam për nder t’u shpall luftë atyre dhe më nderojnë me luftën ndaj meje”, tha ai.

Greta Beqiri: Z. Berisha, si shpjegohet që në disa, që disa organizata të gazetarëve reagojnë vetëm ndaj deklaratave tuaja, ndërkohë që ndaj gjuhës fyese dhe denigruese të Edi Ramës, kanë zgjedhur heshtjen. Rama i ka etiketuar mediat me terma si kazan, tenxhere, plot cilësime të tjera fyese, madje ka patur raste kur i ka përzënë gazetarët nga konferencat për shtyp. Por nuk kemi parë të njëjtin indinjim publik apo deklarata të forta nga këto organizata. Nga ana tjetër, dje gjatë protestës u sulmua grupi i xhirimit të Syrit TV dhe sërish mungoi reagimi i tyre. Pse ekziston kjo qasje e njëanshme dhe pse krijohet përshtypja sikur ka një betejë të vazhdueshme vetëm me Sali Berishën, kur ju nuk keni ushtruar dhunë e as fyerje ndaj gazetarëve dhe deklaratat tuaja po paraqiten si sulm ndaj medias?

Sali Berisha: Shumë faleminderit Greta për pyetjen. Është shumë e vërtetë, as nuk kam fyer dhe as nuk fyej gazetarë. Dhe jo se i konsideroj pa mëkate, por se në analizën time, konstatoj se mafia e vërtetë e fjalës së lirë janë pronarët e mediave.

Pronarët e mediave, të cilët në mënyrë të paligjshme, fitojnë dhjetëra e qindra milionë euro pasuri publike dhe fonde publike për të mashtruar shqiptarët për llogari të Edi Ramës. Unë të garantoj se në qoftë se unë sulmoj, ose kam këtë qëndrim ndaj kësaj mafie, e kam me bindjen më thelbësore të ndërgjegjes sime, fjala e lirë.

Në qoftë se ka diçka të shenjtë përveç shenjtërisë fetare, për mua është fjala e lirë. Dhe kur shoh se çfarë bëjnë këta mafiozë, se si manipulojnë, se si censurojnë, se si mashtrojnë qytetarët, atëherë unë e kam për nder t’u shpall luftë atyre dhe më nderojnë me luftën ndaj meje.

Natyrisht, në këtë betejë ku unë nuk kam atakuar kurrë absolutisht, përveç 4-5, quaji gazetarë, quaji horra, quaji ç’të duash, dhe këta janë Sokol Balla, i cili ka dosjen me dhjetëra milionë euro transaksione të vjedhura nëpërmjet ish-bashkëshortes së tij.

Është Kreshnik Spahiu, i cili në paftyrësi, pasi është vërtetuar me dokumente zyrtare se gjobiste gjykatësin për ta transferuar me Bamirin e tij nga Durrësi në Tiranë me 300.000 euro, për ta emëruar në Tiranë me 500.000 euro, dhe tani si çakall natë për natë nxjerr fytyrën e tij të nxirë në ekranet televizive.

Si Idajet Beqiri, një delikuent i dënuar për përdhunim, për vjedhje, për terrorizëm dhe merret në studio.

Si Adriatik Doçi, i cili merr porosi direkt nga Linda Basha dhe është faktuar me regjistrime të dosjes gjyqësore se vë gjoba. Unë të tjerët gazetarë nuk i kam sulmuar. Edhe ata që kanë shkruajtur me qindra artikuj kundër meje, le të shkruajnë sa të duan.

Por, ajo që është e dhimbshme, ajo që thoni ju, këta jo vetëm nuk reagojnë ndaj Ramës, po këta reagojnë kur unë sulmoj pronarët e tyre.

Lexoja një ditë një deklaratë të një zonjës Binaj, pyes unë, çfarë është kjo, thotë, kjo nuk është gazetare. Ajo përfaqësonte SafeJournalists dhe ajo krahasonte deklaratat e mia me djegiet, me shembjet që i bënte Edi Rama ‘Focus Group’ për ta mposhtur, për ta futur në sqetull.

Ose krahasonte sharjet masive për gazetarët, mizogjeninë e tij e të tjera, me një njeri që sulmon, dhe ky sulm ndaj pronarëve ka dhe një synim, të mbrojë, të mbrojë në një farë mënyre gazetarët nga padronët e tyre.

Ndaj dhe sigurisht, është dobësi e atyre. Kjo zonja nuk përfaqësonte, më thanë mua, nuk është gazetare, pyeta për të. Kurse këta thanë, këto asociacionet janë në konflikt interesi, nuk u merret parasysh, sepse nuk mund të rasti ishte për News24.

Nuk kam sulmuar asnjë gazetar, përkundrazi, jam shprehur me sa kam respekt për ta dhe kam. Por kam sulmuar atë i cili i çonte me detyrim lajmet në kompjuter. Ai i cili i merrte nga Edi Rama, nga zyra e Edi Ramës lajmet për kë? Për një bashkëpunëtor të krimit që donin me çdo kusht të kandidojë në Partinë Demokratike, që donin me çdo kusht të rikthenin kohën e Lul Bashës në këtë parti, ta kriminalizonin përsëri.

Po kjo s’mund të ndodhë kurrë.

Ndaj dhe unë, do ta kisha shumë më të thjeshtë t’u them këtyre gazetarëve, të emëroja një gazetar me emër. Po jo, unë emërova atë që është autori i atyre shpifjeve, dezinformimeve, lajmeve dhe absolutisht këtu do më kenë në çdo qëndrim kjo mafie e fjalës së lirë si mafia më e rrezikshme se ajo e kokainës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb