Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick humbet babanë e tij vetëm disa orë para El Clásico-s ndaj Real Madrid. Klubi katalanas, i ka shprehur ngushëllime familjes së Flick.

“FC Barcelona dhe e gjithë familja Blaugrana dëshirojnë të shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Hansi Flick për ndarjen nga jeta të babait të tij. Ne ndajmë hidhërimin tuaj dhe mendimet tona janë me ju dhe familjen tuaj në këtë kohë të vështirë.” Pavarësisht kësaj, me gjasë Flick do jetë në stol sonte.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: