Gazetari Ermal Peçi në një intervistë në “News24” komentoi protestën e opozitës dhe situatën e brendshme politike në Partinë Demokratike.

Ai theksoi se PD nuk është më një parti që frymëzon, ndërsa shtoi se ndodhet në një situatë të vështirë.

Gjatë intervistës, gazetari, nënvizoi se PD nuk ka si synim rotacionin politik, por sipas tij interesi i Berishës është personal.

“Sa kohë që opozitë nuk është përbashkuese, por përjashtuese atëherë do të shohim të situatë të vështirë të PD, këto janë pasoja të asaj çfarë kanë ndodhur në PD, që nga momenti 2021. Mungesa e vizionit e qartësisë të shumë aktorëve politike ka sjellë në këtë situatë. Berisha nuk e ka përbashkuar PD dhe kjo ka ardhur që kur zoti Basha mori vendimin për të përjashtuar zotin Berisha. Zoti Berisha u rikthye dhe sot është aty ku është dhe as nuk e rrëzoi Ramën siç premtoi”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, theksoi se mes partive të mëdha PS dhe PD thjesht luhet teatër.

“Rama Berisha përpiqet të shfaqen si dy armiq apo kundërshtarë të egër, por që në fakt nuk është ashtu. Sot del dhe proteston, nesër del i buzëqeshur në foto . Nuk pres që parlamenti të jetë arenë, por ose Edi Rama është regjim dhe nuk ulesh, por narrativa që përdorin këta dhe në momente vendimtare këta gjejnë gjuhën e përbashkët. PS po shkundet nga SPAK. Pra nëse del dhe mban qëndrime refraktare, edhe qytetarët nuk të besojnë. Këta nuk kanë hallin e rotacionit, por Sali Berisha, Rama dhe Meta sot që është pas hekurave, kanë probleme me SPAK. Është armiku i tyre real”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: