Në një intervistë në “News24” gazetari Ermal Peçi foli për sulmin e kreut të PD Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato.
Peçi tha se Berisha është një politikan që ka treguar se nuk jeton dot pa shpallur armiq qoftë të brendshëm por edhe jashtë saj.
“Nëse na sjell fakte se po sulmon opozitës atëherë mund të trajtojmë ndryshe. Por Berisha nuk jeton dot pa shpallur armik, qoftë të brendshëm qoftë të jashtëm. Por kërkon të bëjë një panoramë para opinionit shqiptar se ky është një individ që i ka të gjithë kundër”, tha ai.
Gjithashtu ai komentoi edhe garën në Partinë Demokratike, për zgjedhjet për kryetar, ku nuk kurseu as ironitë, duke u shprehur se ‘zgjedhje me një individ, dihet se kush fiton sepse ‘Saliu nuk do votojë për Berishën’.
“Zgjedhje me një individ, nuk do votojë Saliu për Berishën. Ai do të japë një mesazh që po ju thotë mbështetësve të vet, ky është kilometri i fundit, ose me mua bllok, ose unë nuk pranoj asnjë zë që ka mëdyshje dhe jo më ambicie”, tha ai.
