Thomas Frashëri është shpallur fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2025. Libri i tij “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës.

Heraldika dhe gjeneanologjia, krah të dhënave dokumentare, na tregojnë dinastinë e Topiajve në një kontekst historik shqiptar, ballkanik, evropian e osman. “Princat e Lilit”- bij të arbërit, familjarë të sulltanit një libër studimor nga Thomas Frashëri, është shpallur fitues i Çmimit “Lumo Skëndo” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Ai u vlerësua si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës, për origjinalitetin shkencor dhe qasjen metodologjike bashkëkohore. Thomas Frashëri ia kushtoi vlerësimin, Lumo Skëndos, duke vlerësuar ndikimin e tij në kulturën shqiptare.

I njohur si Lumo Skëndo, Mithat Frashëri, do ta shenjonte kulturën shqiptare me kontribute te shumanshme, paçka mohimit e mbulimit që iu bë gjatë diktaturës. Ndërsa figura e tij po rivlerësohet, drejtoresha e Qendrës së Librit, Arta Marku, mori shembullin e tij, si mësim për sot.

Libri i Thomas Frashërit, nxjerr në pah, rolin e familjes së madhe të Topiajve dhe përfaqësuesit kryesor të saj, Karl Topisë. Duke hedhur dritë mbi ta, studimi, nxjerr nga hijet e shekujve dhe varrezës së aristokracisë arbërore, ndoshta më kërshëror të saj, dinastinë Topiaj, vë në dukej Aurel Plasari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb