Gazetari Arber Hitaj i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, komentoi protestat e opozitës. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se protestat e PD nuk kanë sjellë asgjë, dhe se sipas tij, vetëm kanë humbur fokusin dhe se nga protestat e para e deri më tani sipas tij është ulur edhe numri i protestuesve.
Më tej theksoi se do të duhej që deputetë të opozitës të futeshin në grevë, ndërsa kujtoi edhe një situatë ku sipas tij kur është propozuar kjo ide , ‘disa deputetë të opozitës kanë thënë ‘do na lënë të vdesim”.
“Është një protestë ciklike që bën PD, e bën të hënë që e quan Foltore, me një pjesëmarrje shumë modeste edhe pse bllokohet Bulevardi. PD po bën protesta statistikore, por kush është qëllimi, a ka ndryshuar gjë nga protesta e parë te e 9, apo nga Foltoret. E shohim që nuk ka ndryshuar asgjë. Por ka një ulje të pjesëmarrësve. Pjesëmarrja jam dakord që nuk do të thotë shumë, por është një mesazh. Pra nëse të ulet numri i personave që të vijnë është edhe një mesazh, pra demokratët duan diçka tjetër. Sepse ka zbehje të ulet morali, fokusi. Unë do isha dakord që të futeshin në grevë. Pra do të doja që deputetët e PD të futeshin në grevë urie, të ngujoheshin aty ku ata mendojnë se është bërë krimi më i madh”, tha ai.
