Gazetar Investigativ italian, Nello Trocchia në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24, foli për situatën kriminalistike në Shqipëri, grupet kriminale dhe pastrimin e parave, si edhe lidhjet me pushtetin,

Gjatë intervistës, ai theksoi se është shumë problematike fakti që mafia shqiptare ka gjetur një shtrirje të gjerë. Ai solli në kujtesë edhe një takim të ndodhur në 2019 ku sipas tij, përfaqësues të qeverisë Rama janë takuar me një kriminel.

“Nga marijuana kaluan te heroina e kokaina. Është një mal i tërë parash dhe duan t’i pastrojnë. Dhe aty lind nevojë që të mund të korruptojnë edhe në administratën publike. Është i theksuar depërtimi i këtyre strukturave në administratë dhe në librin tim them për herë të parë se çfarë ndodhi në hetimi antimafias, që thotë që në 2019 ka ndodhur në Aruba një takim midis një krimineli  dhe përfaqësues të qeverisë Rama. Unë e kam publikuar këtë informacion dhe përpara se ta publikuar unë e kam pyetur zotin Rama, të më jepte një sqarim, por pavarësisht përpjekjeve të mia nuk kam pasur një përgjigje. Ai informacion fliste për një bashkëpunim mes kartelit kriminel dhe një përfaqësues të qeverisë Rama. Në Shqipëri ka pasur përfaqësues që janë përfshirë në hetime dhe janë detyruar të japin dorëheqje, psh dorëheqje me ministrin e Brendshëm që lidhej me aktivitetin e zyrës së tij… Por kush po ndërton resorte, hotele, kush po çimenton vendin? Sigurisht sipërmarrës të mëdhenj, por ka sigurisht edhe një pjesë të investimeve që i ka kryer krimi i organizuar”, tha ai, duke shtuar: “Kur flasim për mafien shqiptare është një ndër të para në Europë. Ka pasur luftë midis bandave shqiptare”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: